Kosovë

Rregullat e shkollës subjekt diskutimi në Kuvend

Rregullat e shkollës subjekt diskutimi në Kuvend

Fushë-Kosovë, 6 nëntor –Nxënësit e shkollës fillore “Vëllezërit Frashëri” në Miradi të Poshtme të Fushë-Kosovës nuk lejohen të hyjnë as në oborr të shkollës, në rast se ata shkojnë para se të fillojë mësimi.

Kjo çështje është ngritur edhe në seancën e fundit të Kuvendit Komunal të Fushë-Kosovës. Këshilltari i PSD-së, Mehdi Lahu, e ka pyetur drejtorin për Arsim në këtë Komunë, Islam Shabanin, se pse drejtori i shkollës nuk lejon nxënësit të futen në shkollë.