Kosovë

Komuna e Rahovecit nis projektin për ndërtimin e trotuarit në fshatin Drenoc

Komuna e Rahovecit nis projektin për ndërtimin e trotuarit në fshatin Drenoc
Foto: Komuna e Rahovecit

Në fshatin Drenoc të komunës së Rahovecit, kanë nisur sot punimet për ndërtimin e trotuarit në këtë fshatin. Trotuari do të ndërtohet përgjatë rrugës kryesore të këtij fshati, nga hyrja e qytetit të Rahovecit deri në qendër të fshatit.

Nisjen e punimeve për rregullimin e trotuarit në fshatin Drenoc, nga afër i kanë parë sot, kryetari i komunës, Smajl Latifi i shoqëruar nga drejtor të drejtorive komunale dhe banor të fshatit Drenoc, të cilët e kanë pritur mirë fillimin e këtij projekti të rëndësishëm ta.