Kosovë

Asamblistë të opozitës në Lipjan marsh protestues në mbrojtje të fjalës së lirë të gazetarëve

Foto: Ilustrim/Koha
 

Asamblistët e Kuvendit komunal nga opozita në Lipjan sot do të mbajnë një marsh protestues paqësor në mbrojtje të fjalës së lirë dhe sulmit ndaj gazetarëve që sipas tyre po i bënë ekzekutivi i komunës së Lipjanit.

Marshi do të ketë këto moto ’Ndalni sulmet ndaj gazetarëve!;Mos e vritni lirinë e shprehjes!; Shkruaj, mos u frikëso!;Ndëshkimi vret lirinë e shprehjes!;Jemi shtet demokratik!