Kosovë

Prizreni nis funksionalizimin e sistemit të adresave me rrugën “Adem Jashari”

Prizreni nis funksionalizimin e sistemit të adresave me rrugën “Adem Jashari”

Autoritetet lokale të Komunës së Prizrenit, të mërkurën, kanë përuruar tabelën me emrin e rrugës “Adem Jashari”.

Sipas tyre kjo ceremoni e realizuar për nder të Festës së Flamurit dhe ditëlindjes së komandantit legjendar, shënon edhe nisjen e funksionalizimit të sistemit të ri të adresave, shkruan sot Koha Ditore.