Kosovë

Gjakova sot pastron një nga deponitë më të mëdha në Carrapatok

Gjakova sot pastron një nga deponitë më të mëdha në Carrapatok
Foto: Ilustrim

Sot në ora 12:00 organizohet aksion pastrimi në njërën prej deponive më të mëdha në komunën e Gjakovës, në lagjen e njohur me emrin Carrapatok.

Të gjithë bashkë, vullnetarët e “Let’s do it” nga qytetet tjera dhe Gjakova, pjesëtarë të organizatave të ndryshme, banorët e lagjes dhe qytetarë tjerë do të angazhohen për pastrimin e kësaj lagjeje.