Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kolumne

E kujt është kjo këngë (e vrasësve)?

Kënga e njësiteve speciale të Shërbimit të sigurimit shtetëror të Serbisë, një lloj kushtrimi për të vdekur në Kosovë, tashmë është shndërruar në gati gjysmëhimni zyrtar të Serbisë. Kjo është Serbia e cila, sipas BE-së, vazhdon t’u japë “përkrahje dhe hapësirë publike kriminelëve të dënuar të luftës”

1.

Është një dokumentar bullgar i autores Adela Peeva që ka bërë bujë gjithandej Ballkanit, e filluar me një ide të thjeshtë nga një ndejë në Stamboll me disa miq turq e grekë. Ndërsa dëgjohet nga sfondi i një restoranti një këngë folklori, që të gjithë pjesëmarrësit e darkës në tavolinë deklarojnë se kënga vjen nga vendi i tyre.

E inspiruar me këtë përvetësim të përgjithshëm në tavolinë, autorja niset për të filmuar ndjenjën e përkatësisë të së njëjtës këngë në kultura e gjuhë të ndryshme - turke e maqedonase, bullgare e greke, serbe e boshnjake e shqiptare - gjithandej një shprehje se ajo këngë i përket mu asaj kulture dhe fakti se ekzistuaka në kultura e gjuhë të tjera tregon vetëm se të tjerët e përvetësojnë (apo vjedhin, siç u shprehën disa në dokumentar) këngën “tonë”.

Dokumentari bullgar quhet “E kujt është kjo këngë” dhe epilogu i rrëfimit çon në përfundimin e thjeshtë se kjo këngë u përket të gjithë popujve që e këndojnë në mënyrën e vet dhe gjuhën e vet.

2.

Edhe Para kujt Serbia qëndron gatitu OpEd Para kujt Serbia qëndron gatitu

Më ra në mend ky dokumentar me intencën fillestare të gjetjes së burimit të një kënge, kur dëgjova se si ia këndonte xhandarmëria serbe në Kralevë himnin e vet presidentit Vuçiq, ditën kur aksioni antikontrabandë në Mitrovicë të Veriut (dhe Pejë e gjetiu) u trajtua nga ana e Listës Serbe dhe Serbisë zyrtare si sulm kundër popullit duarthatë serb. Presidenti Vuçiq atë ditë në kazermën e Rashkës dëgjoi thirrjet e përfaqësuesve të Listës Serbe dhe simpatizantëve të tyre për ndërhyrje ushtarake të Serbisë në Kosovë apo së paku në armatosje të serbëve të Kosovës dhe u premtoi se do t’i përkrahte dhe se “do të fitojmë”.

Këtë fjali, “do të fitojmë” , presidenti Vuçiq e tha përsëri në Kralevë, pasi dëgjoi himnin “Hriste Bozhe” të kënduar nga pjesëtarët e xhandarmerisë. Kënga shkon kështu:

Krishti, Zoti ynë, i kryqëzuar dhe i shenjtë,

Toka serbe po fluturon nëpër re.

Ajo po fluturon mbi lartësitë qiellore,

Krahët e saj janë Morava dhe Drina

Lamtumirë djali im i parë i palindur,

Lamtumirë trëndafila, lamtumirë rozmarinë

Lamtumirë verë, vjeshtë dhe dimër,

Ne po largohemi për të mos u kthyer më.

Në tre të shenjtë dhe tre të bashkuar,

po shkojmë në fushën e Kosovës.

ne po shkojmë në vendin tonë të destinuar

Edhe Kolumne Fashizmi brina s’ka

lamtumirë nëna, motra dhe nusja ime.

3.

Njësiti që e këndonte këtë himn, me të cilin paralajmëronte gatishmërinë për të dhënë jetën në fushën e Kosovës, pra “vendin e destinuar”, quhet xhandarmëria serbe dhe u themelua pas zhbërjes së njësitit PJP (Njësiti i veçantë i policisë), pas luftës në Kosovë. Komandanti i atëhershëm i PJP-së, Goran “Guri” Radosavleviq, u bë themeluesi i Xhandarmërisë serbe. Ai ishte njëri prej eprorëve të spikatur në Kosovë, komandues i operacionit në Reçak që la pas masakrën e 45 shqiptarëve. Pas luftës në Kosovë ishte komandanti përgjegjës i kazermës në të cilën u vranë vëllezërit Bytyçi, tre ushtarë shqiptaro-amerikanë të UÇK-së, të cilët pasi u liruan nga burgu u ekzekutuan me plumba në kokë e me duar të lidhura me tel.

Njësitet e veçanta të policisë ishin pjesë e operacionit në Mejë, masakrës më të madhe në Kosovë. Në atë masakër qenë përfshirë mes të tjerëve edhe pjesëtarët e JSO-së (Njësiti për operacione speciale) të Sigurimit shtetëror serb. Ky njësit i formuar që në luftën e Kroacisë qe përgjegjës për masakra në atë luftë, në BeH dhe në fund në Kosovë. Që nga viti 1991 JSO-ja adoptoi si himn të vetin “Hriste Bozhe” dhe beretat e kuqe me të cilat do të bëhet famëkeqe gjithandej ish-Jugosllavisë. Komandanti i këtij njësiti, përgjegjës edhe për masakrat në Dubravë të Istogut e Qyshk të Pejës, ishte Mihajlo Ulemek Legija, i dënuari i parë për vrasjen e kryeministrit Gjingjiq.

Pas këtij atentati u zhbë JSO-ja dhe u formua xhandarmëria. Himni “Hriste Bozhe” kaloi prej njërit njësit në tjetrin dhe, siç u pa, më 13 tetor të këtij viti këndohet edhe për presidentin e Serbisë.

Por, kënga nuk ka mbetur vetëm në xhandarmëri.

Në vitin 2020, gardistët e ushtrisë së Serbisë, në parakalimin e tyre në Sheshin e Kuq në Moskë, e kënduan këtë këngë. Dhe, në po këtë vit, pas fitores në zgjedhje të SNS-së një grup muziktarësh zgjodhi këtë këngë për të kremtuar në zyrat e kësaj partie me kryetarin e saj Aleksandar Vuçiq dhe zyrtarët e tjerë, të cilët sot përbëjnë Qeveri e Kuvend të Serbisë.

4.

Kudo është kënduar kjo këngë në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, kanë pasuar vajtimet e nënave për humbjen e të afërmve - burrave e baballarëve, fëmijëve e vëllezërve e motrave. Kanë vajtuar nënat kroate, boshnjake dhe shqiptare; por gjithsesi kanë vajtuar po aq edhe nënat serbe, ato të Kroacisë e BeH, ato të Kosovës e të Serbisë. E, përgjigjja për pyetjen se e kujt është kjo këngë është e thjeshtë: është e vrasësve, e njësiteve që vranë në Kroaci, BeH, Kosovë dhe që në fund vranë kryeministrin e Serbisë, Z.Gjingjiq.

Lindja e kësaj kënge është sinonim i rrugëtimit të fashizmit serb. Akademiku Lubomir Saviq, njëri prej autorëve të Memorandumit SANU (ASSHA), shkroi një dramë për 600-vjetorin e Betejës së F.Kosovës. Kjo dramë u bë film e kënga mori dimensionin popullor që ia ofron ekrani i madh. Ashtu siç inspiroi mitizimi i sforcuar dhe i përsëritur i Kosovës, fashizmin e prirë nga S.Milosheviqi, ashtu kjo këngë u bë himn i njësiteve më gjakatare të këtij fashizmi.

Vazhdimësia e këngës - kalimi prej JSO-së në xhandarmëri, ushtri e SNS - nuk duhet të jetë ndonjë befasi e madhe. Në mesin e një mali përshkrimesh burokratike që ia bën Komisioni Evropian Serbisë në Raportin e vitit 2021 gjenden edhe dy fjali të shkurtra që e përshkruajnë këtë shtet më shumë se çdo gjë tjetër:

- “Serbia vazhdon të kontestojë publikisht, madje në nivelet më të larta, aktgjykimet e Gjykatës Ndërkombëtare Kriminale për ish-Jugosllavinë”

Edhe Serbët festojnë Vidovdanin duke provokuar, ndalohen disa prej tyre LAJMET E MBRËMJES Serbët festojnë Vidovdanin duke provokuar, ndalohen disa prej tyre

dhe

- “Autoritetet serbe vazhdojnë t’u japin përkrahje dhe hapësirë publike kriminelëve të dënuar të luftës”.