Kryetari i Ulqinit, Nazif Cungu, ka thënë se ka kënaqësinë e madhe të konfirmojë se i shumëprituri Plani Hapësinor për territorin e Komunës së Ulqinit u aprovua.
“Ky është kurorëzimi me sukses i pothuaj një dekade betejash politike, me anë të këtij plani ia dolëm të përmbushim disa prej kërkesave më të rëndësishme të popullit shqiptar në Mal të Zi. Ky plan mundëson mbrojtjen e ullishtës së Valdanosit si dhe të kripores së Ulqinit e cila do të shndërrohet në një park natyror duke mos lejuar asnjë ndërtim në të ardhmen”, ka thënë Cungu, përcjell Koha.net.
“Po ashtu ky plan përmbush edhe kërkesën tonë për ta zgjeruar rrugën e Shtojit nga dy në katër korsi dhe për të ndërtuar një pike të re kufitare në Bunë. Kjo pikë e re kufitare me urën përkatëse do ta afrojë më shumë Ulqinin me Tiranën dhe Prishtinë dhe do ta integrojë ofertën turistike të bregdetit tonë me atë të Velipojës. Ky plan gjithashtu i hap rrugën investimeve serioze të huaja në Ulqin të cilat kanë për të hapur vende të reja pune dhe për të rritur mirëqenien e gjithë qytetarëve tanë”, ka thënë ai.
{gallery}
-
Ulqini i gatshëm për sezonin turistik “Verë 2017”, fton kosovarët
-
Ulqini pret që kosovarët të mos e lënë për plazhet e Evropës
-
Shqipëria dhe Mali i Zi ndajnë kostot e ndërtimit të urës mbi lumin Buna
-
Osmani qëndroi në Ulqin e Tuz, zhvilloi takime me kryetarët e tyre
-
Ura që do ta shkurtojë distancën Velipojë-Ulqin në 1 km pritet të përfundojë më 2024