Kosova do të duhej ta kishte liberalizimin e vizave tash e 2-3 vite më herët. Atëherë, kur demarkacioni nuk ishte kusht. Problemi mbetet të korrupsioni. E përgjegjësinë politike sipas opinionistit Agon Maliqi e bart PDK.
Maliqi, në Rubikon” të KTV-së theksoi se demarkacioni mbetet kusht specifik i cili zgjidhet me votimin në Kuvend. E, korrupsioni duke mos qenë i matshëm mbetet kryesisht abstrakt.
“Fajin pse Kosova ende nuk e ka marrë liberalizimin e vizave e bart pushteti, e bart qeveria dhe ndoshta jodetyrimisht kjo qeveri, edhe të kaluarat. Realisht, po të shikohet, Kosova do të duhet ta kishte fituar liberalizimin para 2-3 vjetëve, ndoshta jo në të njëjtën koha me Serbinë e Shqipërinë mirëpo ndoshta diku para 2-3 vitesh mirëpo korrupsioni ka qenë problem dhe përgjegjësinë politike për këtë e mbart PDK si udhëheqëse e saj”, ka thënë ai.
E opozita sipas Maliqit me bërjen e demarkacionit e asociacionit në kauza kryesore, e ka futur vetën në grackë. Ndonëse, thekson Maliqi, ndoshta edhe pa dëshirën e tyre.
“Tani kemi ardh në një situatë ku opozita në Kosovë e ka fut vetën në grackë, ndoshta edhe pa dëshirën e saj duke e marrë çështjen e demarkacionit dhe asociacionit e duke i kthyer në kauzat kryesore”, ka thënë Maliqi.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.