Arbëri

Kur mund të hapet rruga për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re

Ministria e Zhvillimit Ekonomik po pret që brenda tremujorit të parë të këtij viti të përfundojë marrëveshjen me kompaninë amerikane Contour Global, raporton KTV.

Me përfundimin e kësaj marrëveshjeje, pritet të hapet rruga për të ftuar kompanitë ndërtuese që të nisin ndërtimin e termocentralit Kosova e Re. 
Ministri i këtij resori, ka thënë të kenë marrë tashmë edhe mbështetjen e Bankës Botërore në ndërtim të këtyre kapaciteteve energjetike.

Në konferencën ku ka prezantuar punën e bërë dhe planet për këtë vit, ministri nuk ka dhënë detaje se çka do të ndodhë me Termocentralin Kosova A, pos që fati i tij lidhet me atë të Kosovës së Re.

Por për Kosovën e Re, shoqëria civile ka shumë ankesa. Përpos që nuk po besojnë në garancinë e dhënë nga Banka Botërore, Konsorciumi kosovar i shoqërisë civile për zhvillim të qëndrueshëm tashmë ka nisur drejt institucioneve vendëse dhe ndërkombëtare padi rreth këtij procesi.

Në këtë konferencë, ministri Stavileci ka folur edhe për Trepçën, ku ka thënë se së shpejti do të rregullohet çështja e ligjit dhe disa gjëra të tjera, përderisa ka përmendur prezantimin e saj në konferencën ndërkombëtare të minierave.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.