Arbëri

Në samitin e KP-ve për Punë të Jashtme, deputetët u fajësuan për mos-liberalizim të vizave

Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi ka qenë temë kryesore e diskutimeve në samitin e komisioneve parlamentare për Punë të Jashtme.

I gjithë faji për mosliberalizimin e vizave u është vënë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, raporton KTV.

Përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ka kërkuar që ky proces të mos bllokohet për interesa partiake.

Edhe anëtarja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon ka thënë thotë se bllokada po bëhet për interesa politike.

Fajon ka ftuar parlamentarët e Kosovës të bëjnë çfarëdo që është e mundur, për ta ratifikuar marrëveshjen në ditët e ardhshme.

Presidenti Hashim Thaçi tha institucionet e vendit po punojnë maksimalisht dhe pret që ditët e ardhshme kuvendi do ta ratifikojë marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi.

I pari i shtetit tha se BE-ja po rrezikon të kthehet në institucion burokratik, që është larguar nga qytetari.