Emisioni “Jeta” në KTV ka nisur sezonin e ri këtë të premte. Në edicionin e parë ekipi i emisionit, ka vizituar fshatin Lipë të Komunës së Pejës.
Lipa është vendi prej nga e ka prejardhjen këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.
Gjatë rrëfimeve të vendësve atje, të cilët herë pas here e vizitojnë fshatin e lindjes, flasin për yllin shqiptar, duke i drejtuar edhe porosi.
Njëra nga bashkëvendëset e këngëtares, i është drejtuar asaj me kërkesë për ndonjë organizim në fshatin prej nga e ka prejardhje vetë Dua, duke i dhënë mundësi fshatit Lipë të bëhet atraksion për vizitorë.
Fshati Lipë, sipas vendësve, dikur kishte pasur 30 shtëpi, ndërsa tani ai ka mbetur thuajse krejt i braktisur.
-
Nga 1 mijë në rreth 300 banorë, njihuni me fshatin turistik të Kaçanikut
-
Të shtunën në “Jeta”, familja që po sjell turistë nga e gjithë bota në Gjakovë
-
Dua Lipa bëhet 30 vjeçe
-
Dua Lipa, arma diplomatike e popit që e bën Kosovën të shkëlqejë
-
“KOHA Ditore”, 2015. Dua Lipa: Ende jam vetëm në hapat e parë