Rrëfimi i Hysen Borovcit, i cili është kthyer nga Sudani për të jetuar në Marec, në vendin e lindjes, ishte pjesë e edicionit më të ri të emisionit “Jeta” në Kohavision.
Për 12 vjet, Borovci ka jetuar në Sudan, atje ku ka punuar në një mision ndërkombëtar.
Së fundi ai është kthyer në fshatin e lindjes, ku edhe ka investuar në disa parcela më arra.
Ai e di se nuk është i shpejt përfitimi prej tyre, por e sheh të rëndësishëm e sheh rikthimin pranë familjes.
Të mos i boshatisin fshatrat, por të investojnë me mundësitë e tyre, është thirrja që Hysen Borovci nga Mareci ua drejton vendësve e banorëve nga fshatrat e Kosovës.
I njëjti për muaj të tërë të verës qëndron në shtëpinë e ndërtuar në thellësi të Marecit, ku edhe kryen procedura të ndryshme pune në parcelat e tij.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.