JETA

Kusari kujton se si shoqëria e uroi përmes radios kur kishte marrë patentë-shoferin

Të shtunën në emisionin jeta i ftuar ishte Nijazi Kusari nga Gjakova, me profesion instruktor i ngasjes.

Ai kishte studiuar në Slloveni ku edhe nisi të punonte. Më vonë ishte kthyer në Kosovë. Tash e 52 vjet e ushtron profesionin e tij edhe pse ka dalë në pension. Mosha 73-vjeçare nuk po e pengon për këtë punë.

Gjatë intervistës Kusari kujton shumëçka, e ndër to edhe momentin se si kur ishte pajisur me patentë-shofer, shoqëria e kishte uruar aso kohe përmes radios, pasi sipas tij, kjo ishte diçka e madhe, ceremoni në vete.

Për më tepër ndiqeni emisionin më poshtë: