Ligjëruesi i politikave të Bashkimit Evropian, Avdi Smajljaj, ka thënë se lufta në Ukrainë e ka rikonfirmuar se Evropa nuk mundet pa SHBA-në.
Smajlaj ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së se Evropa nuk ka kapacitete që t’i bëjë ballë e vetme një agresioni siç është Rusia.
“Ajo qarja që u krijuar mes Francës, Britanisë, Australisë dhe SHBA-së ishte çështje lekësh, marrëveshje për përfitime materiale. Agresioni rus e rikonfirmoi domosdoshmërinë e lidershipit amerikan brenda NATO-s, një gjë që Franca vazhdimisht gjatë historisë së NATO-s është përpjekur ta sfidojë, duke u larguar nga komanda e NATO-s, derisa ka ardhur në pushtet Sarkozy që e ka kthyer prapë dhe kjo rikonfirmoi se Evropa nuk mundet pa SHBA-në. Nuk ka kapacitete vetë që t’i bëjë ballë një agresioni siç është Rusia në këtë rast. Dhe një prej fitoreve të kësaj është se kjo e afron më shumë aleancë transatlantike mes SHBA-së dhe Evropës”, ka thënë Smajlaj.
-
Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen
-
Lavrov: Diskutimet e sigurisë për Ukrainën pa Rusinë s’çojnë kurrkund
- NATO-ja evropiane apo një ushtri e BE-së pa NATO-n
- Amerika iku – Evropa duhet ta zëvendësojë
-
Macron: Evropa duhet të jetë gati nëse SHBA-ja s’është në anën e saj