Fatmire Haliti, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës, (QKRMT), ka thënë se sfidë për burgjet e Kosovës është mungesa e hapësirave të veçanta për të burgosurit me çrregullime mendore.
Haliti ka thënë në “Interaktiv” të KTV-së të enjten se edhe stafi korrektues i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) nuk është i pranuar në punë për t’i menaxhuar të burgosurit me probleme mendore.
“Çështja e shëndetit mendor është sfida kryesore e burgjeve të Kosovës. Institucionet janë të vetëdijshme me këtë problematikë me të cilën ballafaqohet Shërbimi Korrektues. Është shqetësuese mungesa e hapësirave të veçanta për këta persona. Stafi korrektues janë të pranuar në punë për t’i menaxhuar të burgosurit e tjerë dhe jo ata me probleme mendore”, ka thënë Haliti.
-
Haliti: S’ka programe adekuate për rehabilitimin e të burgosurve
-
Mungesa e kapaciteteve psikiatrike lë persona me çrregullime mendore në burgje
-
QKRMT-së nuk i lejohet monitorimi i të paraburgosurve
-
Trajtimi i personave me çrregullime mendore sfidues për institucionet ku mbahen
-
Kosova pa institucion të veçantë për paraburgimin e personave me probleme mendore