Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
INTERAKTIV

Murtezaj: S’mund të ketë marrëveshje për normalizim pa njohje

Valon Murtezaj, profesor i diplomacisë në Paris ka thënë se marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë nuk mund të ketë pa njohje reciproke.

“Ato që janë parë nuk janë finale, nuk janë 100 për qind të sigurta, por me rëndësi është që nëse, njohja nuk është në dokument, atëherë kjo nuk quhet marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve, sepse marrëdhënie normale kanë dy shtete që njihen mes veti, jo vetëm shtetet që nuk luftojnë. Është ende herët që të themi duhet të pranohet apo refuzohet. Ajo çfarë duhet të bëjnë edhe Qeveria e Kosovës edhe ndërmjetësit është që të angazhohen në mënyrë intensive dhe të sinqertë për të ofruar dokument që e normalizon situatën ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Murtezaj në “Interaktiv” të KTV-së të premten.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo