Profesori i diplomacisë në Paris, Valon Murtezaj, ka thënë se Kosova nuk duhet ta pranojë një marrëveshje me Serbinë, e cila nuk e ka në qendër njohjen.
Murtezaj ka thënë të mërkurën në “Interaktiv” të KTV-së se Kosova s’ka të drejtë të pranojë që njohja të mos jetë pjesë e marrëveshjes.
“Deri sot, pa marrë parasysh propozimet e palës ndërkombëtare si ndërmjetëse, Kosova nuk ka të drejtë të thotë dhe të pranojë që njohja mos të jetë si pjesë e marrëveshjes. Puna ka ardhur këtu për shkak të destruksionit të vazhdueshëm të Qeverisë së Serbisë dhe mosgatishmërisë për të pranuar ato që ka bërë në të gjithë territorin e ish-Jugosllavisë. Po flasim për një Serbi e cila nuk mund të pretendojë që është liruar nga fryma qeverisëse e kohës së Millosheviqit. Kosova nuk ka të drejtë sot për sot që një marrëveshje që nuk e ka njohjen të jetë e pranueshme dhe të vazhdojë më tutje”, ka thënë Murtezaj.
Murtezaj ka thënë se pa njohje në qendër nuk ka normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë.
“Termi normalizim i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve nënkupton që aspekti fillestar është njohja e pastaj shkalla e thellimit të bashkëpunimit. Nuk duhet ta pranojmë një marrëveshje e cila nuk e ka njohjen në dokument, për mua kështu do të vazhdojë të mbetet, nuk është normalizim i plotë”, ka shtuar Murtezaj.
Sipas tij, aktualisht për Kosovën janë shumë me rëndësi edhe njohjet nga pesë vendet anëtare të BE-së dhe anëtarësimi në organizatat e rëndësishme ndërkombëtare.
-
Murtezaj: S’mund të ketë marrëveshje për normalizim pa njohje
-
Murtezaj: S’mund të ketë marrëveshje për normalizim pa njohje
-
Surroi: Njohja e Kosovës nga Serbia nuk është çështje mbi të gjitha çështjet
-
Vuçiq: S’na detyrojnë ta njohim Kosovën, s’do të nënshkruaj kurrë marrëveshje
-
Daçiq: Normalizimi i marrëdhënieve nuk do të thotë njohje e Kosovës