INTERAKTIV

Çipa: Kosova nuk duhet të ngrejë alarme false

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Akri Çipa, ka thënë të premten në “Interaktiv” të KTV-së se Kosova nuk ka pse ngre alarme false, pasi NATO është e pranishme në Kosovë dhe ka garanci sigurie.

“Besoj se rreziku më i madh që ekziston në Ballkan vjen nga ajo çfarë mund të ndodhë në Bosnjë, përpjekjet e drejtpërdrejta për të cenuar integritetin territorial të Bosnjës e për të bërë një lëvizje të ndarjes të manovruar nga Kremlini apo fshehurazi nga Beogradi. Kosova nuk duhet të ngre alarme false në raport me atë se çfarë mund të ndodhë në mënyrë të drejtpërdrejt nga Beogradi kundrejt Kosovës, duke marrë parasysh faktin se NATO-ja është e pranishme në Kosovë, ka garanci sigurie të qenësishme përgjatë këtyre viteve. Nuk duhet nënvlerëzuar dhe nuk duhet të luajë alarizma që mund të jenë kundër produktive”, tha Çipa, duke aluduar në paralajmërimet që kanë bërë krerët e Kosovës për një sulm potencial.