INTERAKTIV

Ajazi e quan Lladrovcin humorist, i propozon të bëhet showmen

 

Kandidati i “Demokratët për Drenasin” për kryetar të Drenasit, Driton Ajazi, ka thënë se e vetmja gjë që vlerëson te kundërkandidati i tij Ramiz Lladrovci, është mënyra e tij e të shprehurit, që siç ka thënë, i bën të gjithë që të qeshin.

Ajazi i ka propozuar Lladrovcit që të bëhet showmen në të ardhmen, duke thënë se që 5 vjet, qytetarët e Drenasit janë bërë objekt talljeje për shkak të gafave të tij.