Skënder Syla, shef i zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Bullgari, ka thënë se para se të bëhet hapja e shkollave, shteti duhet të përgatitet me masa adekuate.
Sipas tij, me masa strikte çfarëdo hapësire mund të kthehet në zonë të sigurt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“OBSH-ja rekomandon që shkollat duhet të mbyllen të fundit e të hapen të parat për arsye se fëmijët sipas analizave kanë humbur rreth 30 javë në shkolla. Por për t’u hapur shkollat duhet përgatitje e vendosur që të ketë ambient të sigurt. Stafi të jetë mbi 90 për qind i vaksinuar me dy dozat. Fëmijët me sëmundje kronike të jenë të vaksinuar. Kemi fatin që në Kosovë është vaksina PFizer e është e rekomandueshme edhe për fëmijët. Përgatitjet duhet të intensifikohen. S’mjaftojnë udhëzuesit, por duhet mekanizëm monitorues. Vuajmë nga zbatimi”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së duke kërkuar që edhe qytetarët të respektojnë më shumë masat.
“Secila hapësirë me grumbullim shton rrezikun. Por me masa ulet rreziku. Shihni Lojërat Olimpike në Japoni. Me organizim e disiplinë dhe rregull mund të minimizojmë të mos ketë shpërndarje të virusit edhe pse virusi Delta përhapet shumë më shpejt, por edhe vrazhdësia e tij e rëndesa e sëmundjes është më e rëndë se variantet origjinale”, ka shtuar ai.