Pandemia që ka tronditur botën për më tepër se dy vjet, është duke hyrë në një “fazë të re” dhe përhapja e shpejtë e variantit Omicron mund të ndihmojë në vendosjen e një skene për rikthim në normalitet në muajt në vijim, ka thënë zyrtari i lartë shëndetësor i OBSH-së për Evropë, Hans Kluge, raporton “NYT.
Kluge, që është drejtor për Evropë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, ka paralajmëruar se është tepër herët për shtetet që të heqin dorë nga mbrojtja, pasi shumë njerëz nëpër botë janë të pavaksinuar. Por, ai thotë, se mes vaksinimit dhe imunitetit të natyrshëm përmes infeksionit, ‘Omicron ofron shpresë të besueshme për stabilizim dhe normalizim”.
Mirëpo, pyetja është, se si duket ajo normale dhe sa gjatë mund të qëndrojë.
Ndërkohë kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka përmendur rreziqet nga variantet e reja të mundshme.
“Është e rrezikshme të thuhet se Omicroni do të jetë varianti i fundit apo se është fundi i lojës. Përkundrazi, globalisht, kushtet janë ideale për të dalë në skenë më tepër variante”, tha Ghebreyesus.
-
Oksfordi fillon provën e parë të vaksinës për variantin Bundibugyo të Ebolës
-
OBSH: Rastet me kancer pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën deri në vitin 2050
-
Për katër vjet, mbi 200 mijë persona vdiqën nga i nxehti në Evropë
-
OKB: El Nino mund ta përkeqësojë krizën klimatike globale
-
Vlerësohet “alarmante” situata me përhapjen e Ebolës në Kongo