INTERAKTIV

“Vetëbesimi i tepruar i kushtoi me humbje gardës së vjetër politike”

Vetëbesimi i tepruar u ka kushtuar me humbje partive të vjetra politike në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, ka vlerësuar delegati i Kuvendit të Kosovës së viteve të ’90-a, Nazmi Kelmendi.

Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se “populli i sheh të gjitha gjërat”.

“S’mundesh gjithmonë t’i rregullosh çështjet tua dhe të subjektit tënd. Duhet të mendosh sikur një kryetar i Kuvendit Komunal, për të gjithë strukturën në të gjitha sferat... Këtu thuajse e kam përshtypjen që u ka mjaftuar vetvetja një pjese të madhe sepse katër-pesë herë kanë qenë deputet. Kurrë s’e kanë vënë çështjen e rregullimit të statusit të ish-kandidatëve”, është shprehur ai.

Ai nuk është befasuar me fitoren mbi 50 për qind të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ka qenë e pritshme sepse kur s’i kryen detyrat vjen tjetri e t’i merr. Gjenerata e re është ngopur me teori boshe e punët askund. Është dashtë me e pa. Ka qenë pasqyrë para secilit prej nesh. Ndoshta më së lehti e ka pasur... pasi për shkak të mospunës së tyre ka ardhur te ky rezultat. Mendoj se në numër të vogël, në përqindje është dashur të jetë edhe më i madh”, ka deklaruar ai.