Kandiati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi, ka thënë se pos tjerash, ka edhe dyshime për dallavere me projekte.
Ai në emisionin “Zgjedhjet në Kohë - debati për Obiliqin”, ka thënë se projekti i kogjenerimit në komunë ka nxjerr në pah dallimet në pagesa.
Sipas tij, Termokosi ka paguar rreth 350 euro për gyp në Prishtinë, kurse Komuna e Obiliqit, ka paguar të njëjtën kompani për të njëjtën punë, 2889 euro.
“E kam me fakte, i njëjti kontraktor, e njëjta kompani që ka marrë tenderin në komunën e Obiliqit, të njëjtin tender e ka marrë edhe në Prishtinë nga Termokosi. Unë dua për qytetarët e Obiliqit ta bëjë një dallim në çmimore. Kontraktori i njëjtë, të njëjtin gyp në Prishtinë e ka faturuar 349.80 euro, ndërsa të njëjtin gyp në komunën e Obiliqit, i njëjti kontraktor me të gjitha përmasat e njëjta, e ka kontraktuar për 2899.12 euro”, ka thënë ai.
Sipas tij, kontratat janë nënshkruar me një muaj e gjysmë dallim në kohë.
Edhe
Obiliqi e Prishtina, fqinj jo të mirë - kryetari Thaçi paralajmëron kryetarin Rama
Thaçi po ashtu ka kritikuar kryetarin e komunës, Xhafer Gashi, se 93 për qind të buxhetit e ka orientuar në qytet, duke lënë fshatrat të pazhvilluara.
Zgjedhjet lokale do të mbahen më 12 tetor.
Kandidatët për Obiliqin shpalosin programet
-
Thaçi: Gjoba për ata që hedhin mbeturina në hapësira publike më shumë për vetëdijesim
-
Thaçi: Lista Serbe i ka orientuar serbët në Obiliq që ta votojnë Gashin e LDK-së
-
Thaçi premton për Obiliqin investim në transport publik, zgjatje të orarit të autobusëve deri në 24:00
-
“S’je ardh me ja lu avokatin”, përplasje mes kandidatëve për kryetar të Obiliqit