Është e rrallë të shohësh një ekip që mbledh kaq shumë yje me vlerë milionëshe dhe të mos shfrytëzohen, siç bëri Franca e Didier Deschampsit të martën, kur u eliminua nga Spanja në Dallas.
Sipas fazës së specializuar “Transfermakr”, gjashtë lojtarët e fazës ofensive që u paraqitën ndaj Spanjës, kishin një vlerë prej 710 milionë euro.
“Katër prej tyre janë në mesin e 15 lojtarëve me vlerën më të madhe. Në krye të listës është Kylian Mbappé (150 milionë euro). Por përfshihen edhe Olise (150 milionë euro), Doue (120 milionë euro) dhe Dembele (100 milionë euro). Pas tij janë Cherki (90 milionë euro) dhe Barcola (70 milionë euro)”, shkruan “AS” të mërkurën, një ditë pasi Franca u eliminua në gjysmëfinale.
Spanja u kualifikua në finale pas fitores 2:0 ndaj Francës.