Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Tifozët e Argjentinës përleshen me njëri-tjetrin

argjentina

Tifozët e Anglisë kanë kaluar një natë të qetë në Atlanta në prag të gjysmëfinales së Kupës së Botës. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për tifozët e Argjentinës, të cilët janë përleshur me njëri-tjetrin.

Mediume të ndryshe kanë paraqitur pamje të rrahjes së tifozëve rivalë të klubeve rivale argjentinase San Lorenzo dhe Huracan.

Për të parandaluar ndonjë incident më të madh ka ndërhyrë policia.

Edhe pse stadiumi ka kapacitet prej 68 mijë ulësesh, pritet që deri 100 mijë tifozë nga Argjentina dhe Anglia të jenë në qytet për ndeshjen.

Argjentina pritet të ketë deri në 70 mijë mbështetës nga 100 sa parashihen të jenë të pranishëm në stadium dhe afër tij.

Edhe Rivaliteti, lufta dhe Maradona - pse ndeshja Angli - Argjentinë shkon përtej futbollit? Botërori 2026 7 o. më parë Rivaliteti, lufta dhe Maradona - pse ndeshja Angli - Argjentinë shkon përtej futbollit?

Ndeshja Angli – Argjentinë luhet sonte nga ora 21:00.

Gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Botës luhet në Atlanta.