Fehmi Kupina, udhëheqës i Lidhjes së Prishtinës, në hapje të fushatës për zgjedhjet lokale në kryeqytet ka thënë se nisma e tij “nuk ndalet”.
“Prishtina e së nesërmes filloi me Lidhjen e Prishtinës. Mbrëmë e pamë qartë: kur qytetarët bashkohen, asgjë nuk është e paarritshme. Mbrëmë filluam të ndërtojmë bashkë një Prishtinë që të gjithë e duam. Një rrugëtim që shkon përtej fushatës, një rrugëtim që frymon shpresë për Prishtinën. Një nismë e madhe e një lëvizjeje qytetare që nuk ndalet. Në këtë mbrëmje madhështore hapëm zyrtarisht fushatën e Lidhjes së Prishtinës”, ka shkruar në një postim në Facebook Kupina.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo iniciativë qytetare garon me listë prej 56 kandidatëve në kryeqytet.
Partia fillimisht nuk ishte certifikuar për shkak të emrit, që sipas Lidhjes Demokratike të Kosovës, ngjante me të, por më pas certifikimi u obligua nga Paneli Zgjedhor për Ankesa.