Përzgjedhësi i Portugalisë, Roberto Martinez, ka mbrojtur vendimin për ta mbajtur Cristiano Ronaldon në fushë në barazimin befasuses 1:1 ndaj Republikës Demokratike të Kongos në ndeshjen e parë të grupit në Botërorin 2026, duke theksuar se nuk kishte asnjë arsye që ai të zëvendësohej në një ndeshje ku skuadra kishte nevojë të shënonte.
“Nuk ka kuptim ta heqësh nga loja golashënuesin më të madh në historinë e futbollit, në një ndeshje ku kishim nevojë për gola”, ka deklaruar Martinez pas ndeshjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri i Portugalisë vlerësoi se eksperienca dhe instinkti i Ronaldos në zonën e penalltisë mbeten elemente vendimtare për ekipin kombëtar.
“Eksperienca e tij në zonën e penalltisë është thelbësore. Çdo lojtar ka rolin e vet në fushë dhe kur mendojmë për të shënuar gola, Cristiano duhet të jetë i pranishëm”, u shpreh ai, duke përmendur rolin e Ronaldos për të krijuar hapësira në fazën sulmuese.
Ai ka thënë se problemi në ndeshjen ndaj Kongos ishte që skuadra nuk arrinte të çonte topin në zonën e rrezikshme të kundërshtarit.
Ronaldo është kritikuar gjerësisht pas barazimit të Portugalisë ndaj Kongos për shkak të paraqitjes zhgënjyese. Portugalia luajti zbehtë, duke regjistruar vetëm një goditje në portë, golin e Joao Neves me kokë në minutën e gjashtë.
Ndeshja tjetër e Grupit K i takoi Kolumbisë, që mposhti Uzbekistanin 3:1.
Ndeshja e ardhshme e Portugalisë është ndaj Uzbekistanit.
Deklarata e Martinezit (VIDEO):
🚨🇵🇹 ROBERTO MARTINEZ:
— The CR7 Timeline. (@TimelineCR7) June 18, 2026
"It doesn't make sense to take off the greatest goal-scorer in football history in a match where we need to score goals.
His experience in the penalty area is crucial. When we think about scoring goals, Cristiano must be present.” pic.twitter.com/1r9AOPf9bk