Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka qëndruar në Han të Elezit të enjten pasdite, për t’i dhënë mbështetje kryetarit të kësaj komune Mehmet Ballazhi. Ballazhi është kandidat i PDK-së për edhe një mandat si kryetar i Hanit të Elezit.
Zgjedhjet lokale në Kosovë mbahen më 12 tetor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sonte, Hani i Elezit dëshmoi sërish se është me PDK-në, sepse tek Mehmet Ballazhi kanë gjetur njeriun e mirë dhe kryetarin e duhur. Tek ai, qytetarët kanë gjetur besim, mbështetje dhe shpresë. Ky model i suksesshëm do të rikonfirmohet më 12 tetor, sepse puna për ta bërë Hanin e Elezit ma të mirë vazhdon. Faleminderit nga zemra për pritjen dhe mbështetjen madhështore!” – ka shkruar Krasniqi në Facebook.