Quibdo është njëri prej qyteteve të Kolumbisë që nuk e ka asnjë skuadër që garon në kategorinë më të lartë të futbollit. Dhe është prej qyteteve më të pazhvilluara dhe më të varfra në Kolumbi.
Megjithatë, ka dhuruar në treg lojtarë edhe si Jackson Martinez, që ka bërë karrierë te Porto e Atletico Madridi. Tani Jhon Arias ka dalë në skenë. Ai në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës shënoi gol dhe ia siguroi Kolumbisë vendin në mesin e 16 përfaqësueseve më të mira të botës. Arias realizoi gol në fitoren 1:0 të Kolumbisë ndaj Ganës, në raundin e 1/16 së finales së Kupës së Botës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGoli i 28-vjeçarit bëri që Kolumbia, nënkampione e Kupës së Amerikës në vitin 2024, tani të përballet me Zvicrën. Kolumbia e dominoi ndeshjen ndaj ganezëve, ndërsa një tjetër e realizoi edhe në pjesën e dytë. Por, goli i Luis Suarezit u anulua për pozitë jashtë loje.
Suarez në minutën e 14-të asistoi për Ariasin, i cili i lirë në zonë, realizoi në portën e portierit Lawrence Ati Zigi.
Historia e Ariasit është interesante. Kujtimet e para i ka duke luajtur futboll në dhomën e ndejës me vëllain e tij, në shtëpinë e tezes në Quibdo. Arias ishte i qetë si fëmijë, por foli shumë në lojërat që i bënte në rrugë me fëmijët e tjerë. Familja e tij lëvizte në Medellin e Cali, deri kur ai bëri vend. Si 12-vjeçar u pranua në Medellin, ndërsa Arias u rrit duke e shikuar brazilianin Kaka, te Milani dhe Real Madridi.
Shumë menduan se Arias e kishte potencialin për në Amerikën e Jugut por jo në Evropë. Të njëjtat gabime u bënë edhe me Carlos Valderraman dhe James Rodriguezin. Të gjithëve u është dashur Kupa e Botës për t’i treguar të gjithëve çfarë kanë humbur.
Por, Arias nuk u ndal dhe arriti deri te Fluminense. Në Rio të Brazilit u bë fitues i titullit, pjesë e ekipit që e mposhti Boca Juniorsin 2:1 në finale, për trofeun e parë të Fluminenses në “Copa Libertadores 2023”.
Dy vera më vonë, në Botërorin e klubeve, ai u bë zbulimi i turneut. Fitoi tri herë çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes. Wolverhamptoni e bleu, por asnjëherë nuk e nxori më të mirën nga ai. Arias i realizoi vetëm dy gola, ndaj West Hamit në ligë dhe ndaj Shreësburyt në Kupën FA.
Aventura në elitën angleze nuk zgjati shumë dhe u kthye në Brazil, tani te Palmeiras. Pak para Kupës së Botës, ai i pati gjashtë gola e dy asistime për Palmeirasin, formë mjaftueshëm e mirë për një tjetër rast në Evropë.
Kolumbia do të luajë ndaj Zvicrës në Vancouver të martën nga ora 22:00, për një vend në çerekfinale. “Ne kemi gjithçka që duhet për të ëndërruar dhe besuar se mund të shkojmë në finale”, ka thënë Arias pas fitores ndaj ganezëve.
Ai u pyet edhe se çfarë do të thotë për të personalisht goli i shënuar ndaj Ganës, dhe ishte i shkurtër në përgjigje.
“Duhet ta gjej ritmin”, tha ai. “Ta gjej lumturinë”.