Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili është kandidat edhe për një tjetër mandat ka njoftuar se ka zhvilluar takim me pronarët dhe menaxherët e bizneseve të qytetit për të diskutuar programin qeverisës dhe mundësitë për zhvillimin ekonomik të Gjakovës për katër vitet e ardhshme.
Ka deklaruar se investimet e reja dhe mbështetja për bizneset do të jenë gjithmonë prioritet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Komuna do të ofrojë asete dhe mundësi për të lehtësuar rritjen dhe zhvillimin e bizneseve lokale, ndërsa rritja e kapaciteteve hoteliere dhe zhvillimi i turizmit tashmë po bëhen realitet. Gjakova mbetet një qytet miqësor dhe i hapur për çdo iniciativë që sjell punësim dhe zhvillim për qytetarët tanë”, ka shkruar ai.