Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar liderin e partisë Tisza të Hungarisë, Peter Magyar, për fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare.
Ai përmes një postimi në “X”, tha se Kosova e mirëpret përkrahjen e qytetarëve hungarez ndaj vlerave evropiane derisa ka shprehur vullnetin për bashkëpunim në të ardhmen”, ka shkruar ai.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Urime Peter Magyar për fitoren në Hungari. Kosova e mirëpret mbështetjen e popullit hungarez për vlerat e Bashkimit Evropian dhe presim me padurim të bashkëpunojmë”, ka deklaruar Kurti.
Viktor Orban ka pranuar humbjen në zgjedhjet e të dielës në Hungari, duke i dhënë fund pushtetit të tij 16-vjeçar. Orbani e ka quajtur të dhimbshëm rezultatin e zgjedhjeve të së dielës, ku partia opozita Tisza e Peter Magyarit ka dominuar.
Magyari është projektuar të marrë 2/3 e ulëseve në Parlamentin e Hungarisë të përbërë nga 199 deputetë. Kur janë numëruar rreth 96 për qind të votave, Tisza parashihet të marrë 138 ulëse, karshi 55 sa do t’i marrë Fidesz e 6 Mi Hazank.
“Faleminderit Hungari!” – ka shkruar Magyar në rrjete sociale, ndërsa ai paraprakisht kishte mbajtur edhe konferencë për media.
Congratulations to Péter Magyar on his election victory in Hungary. Kosova welcomes the Hungarian people’s support for European Union values and we look forward to working together.
— Albin Kurti (@albinkurti) April 12, 2026