Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet 2025

Vazhdon numërimi i votave me postë

QNR - KQZ - vota - zgjedhje - diaspora - mergata- votat me poste DP

Foto: Driton Paçarada

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura me 7 qershorit.

Tani janë duke u numëruar votat me postë, ku nga 223 pako, janë numëruar 80 prej tyre, apo 35.87%.
Sipas përditësimit të fundit në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vetëvendosje prin me 69.67% të votave të diasporës. Pas saj renditen LDK-ja me 15.17%, PDK-ja me 7.98% të votave e Aleanca me 5.34% të votave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dielën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se janë aprovuar mbi 82 mijë fletëvotime me postë nga mbi 85 mijë sa janë gjithsej. 

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë 2.981 pako të votave të diasporës janë refuzuar për arsye të ndryshme.