Kandidati nga radhët e LDK-së për kryetar të Komunës së Fushë-Kosovës, Besnik Osmani, ka zhvilluar sot një vizitë në një biznes prodhues në komunë, ku është njohur nga afër me sfidat që po kalon sektori i përpunimit të ushqimeve.
Në diskutim me përfaqësuesit e biznesit, u theksua se rritja e kostove, sidomos atyre të energjisë, ka krijuar vështirësi të mëdha për të ruajtur konkurrueshmërinë dhe praninë në treg.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOsmani tha se bizneset prodhuese janë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik dhe se ato duhet të kenë përkrahje të veçantë nga institucionet lokale.
“Mbështetja e prodhuesve tanë është çelësi për zhvillim ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës dhe forcimin e kapaciteteve vendore,” tha Osmani.
Ai shtoi se vizioni i tij është që Fushë-Kosova të ecë përtej sfidave aktuale, duke u bërë një komunë që ofron kushte më të favorshme për prodhuesit dhe sipërmarrësit lokalë./KSP