Në këtë tekst do të mund t’i lexoni zhvillimet kryesore të ditës së 11-të të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 12 tetorit. Çfarë premtimesh kanë dhënë kandidatët për kryetar të komunave? Në cilat komuna kanë qenë liderët e partive e çfarë kanë premtuar ata?
Agjendat e partive politike:
Agjenda mediale e Partisë Demokratike të Kosovës për ditën e martë, 23 shtator 2025
17:00 - Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Kamenicës. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. (Hotel “Jehona”)
18:00 - Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me të rinjtë e Komunës së Gjilanit. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. (Shtëpia e Kulturës)
20:00 - Partia Demokratike e Kosovës mban tubim zgjedhor me qytetarët e Komunës së Vitisë. I pranishëm do të jetë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. (Shtëpia e Kulturës)
Agjenda e Lidhjes Demokratike të Kosovës:
18:00 – Tubim elektoral me qytetarët e Vushtrrisë. (Sheshi pranë Kalasë së qytetit)
19:30 – Tubim elektoral me qytetarët e Podujevës. (Palestra Sportive “Hakif Zejnullahu”)
18:00 Hapje solemne e Festivalit Ndërkombëtar të Karikaturës. (Galeria e Arteve, Ferizaj)