Në qendrat komunale të numërimit ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në mbi 80 për qind të vendvotimeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka procesuar të dhënat 2020 vendvotime, nga 2498 sa janë gjithsej.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas rezultateve preliminare Lëvizja Vetëvendosje prin me rreth 43 për qind, Partia Demokratike e Kosovës është e dyta me 21 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me nën 18 për qind e Aleanca e katërta me 7 për qind. Në këto të dhëna nuk përfshihen vendvotimet me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe votimi jashtë Kosovës, të cilat ende nuk janë numëruar.
Sipas formulës D’Hondt, në bazë të këtyre rezultateve, LVV-ja pritet të ketë 48 deputetë, PDK-ja 24, LDK-ja 20 e Aleanca 8.
Sipas KQZ-së të enjten në orën 16:00 në Qendrën e numërimit dhe rezultateve nis procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike.
Votimi fizik jashtë Kosovës është zhvilluar më 6 qershor në 30 përfaqësitë diplomatike. Nga 27,724 votues të regjistruar kanë votuar rreth 81% e tyre apo 22,414.
Lista e emrave më të votuar te katërt partitë më të mëdha shqiptare:
Lëvizja Vetëvendosje:
1. Albin Kurti – 191,565 vota
2. Glauk Konjufca - 150,584
3. Albulena Haxhiu - 87,521
4. Hekuran Murati - 76,079
5. Donika Gërvalla - 71,221
6. Xhelal Sveçla - 57,507
7. Avni Dehari - 52,608
8. Hajrulla Çeku - 48,524
9. Mimoza Kusari-Lila - 47,827
10. Ejup Maqedonci - 43,860
Partia Demokratike e Kosovës:
1. Bedri Hamza - 96,730
2. Përparim Gruda - 59,629
3. Arian Tahiri - 51,541
4. Uran Ismaili - 46,530
5. Sala Jashari - 32,346
6. Vlora Çitaku -32,048
7. Ganimete Musliu -24,979
8. Arben Mustafa - 22,363
9. Mërgim Lushtaku – 22,069
10. Enver Hoxhaj - 21,998
Lidhja Demokratike e Kosovës:
1. Vjosa Osmani - 63,702
2. Lumir Abdixhiku - 57,857
3. Doarsa Kica-Xhelili - 44,911
4. Hykmete Bajrami - 35,529
5. Avdullah Hoti - 32,544
6. Kujtim Shala - 27,653
7. Ukë Rugova - 27,323
8. Anton Quni - 21,462
9. Armend Zemaj - 19,591
10. Lutfi Haziri - 19,242
Aleanca:
1. Ardian Gjini - 33,934
2. Ramush Haradinaj - 30,582
3. Daut Haradinaj - 23,099
4. Besnik Tahiri - 19,933
5. Bekë Berisha - 16,445
6. Burim Ramadani - 14,528
7. Time Kadrijaj - 14,113
8. Agim Çeku – 12,905
9. Arbër Tolaj - 12,157
10. Albana Bytyqi - 8,151