Ish-deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshë Kryeziu-Hyseni, ka deklaruar se në rast se emri i Vjosa Osmanit vihet për votim për një mandat tjetër, nuk do ta ketë mbështetjen e saj po që se zgjidhet sërish nga populli.
Ajo ka vlerësuar se pavarësisht se rezultati e rendit të tretën partinë me të cilën ka garuar Osmani, kjo e fundit vazhdon të institojë për pozitën e presidentit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është irracionale dhe e habitshme se si zonja Osmani, pas gjithë këtij debakli politik, del e deklaron se patjetër duhet të jetë Presidente. U ke thënë qytetarëve se gëzon mbështetje gjithëpopullore, por populli foli ndryshe. Dole e treta dhe nuk e more pra mbështetjen që pretendoje... Meqë po vazhdon të insistosh përkundër rezultatit, unë dua ta bëjë të qartë qëndrimin tim. Edhe nëse emri yt vjen për votim, nuk do ta kesh mbështetjen time në rast se do të jem prapë deputete në Kuvend”, ka shkruar Kryeziu-Hyseni në Facebook.
Ajo më tej ka akuzuar Osmanin, duke thënë se shkaku i insistimit të saj, vendi është detyruar të mbajë zgjedhje.
Edhe ish-deputetja tjetër nga kjo parti, Adriana Matoshi, ka deklaruar publikisht se nuk do ta përkrahë Osmanin për presidente në rast se zgjidhet edhe për një mandat tjetër në Kuvend.
“Del e treta, humbë me themel, edhe ende pa përfunduar numërimet paska dalë duke na thënë se duhet patjetër të jetë Presidente... Nëse zgjidhem deputete, unë publikisht deklaroj që nuk të votoj ty për presidente. A e ke më të lehtë tash”, ka shkruar ajo.