Wesley i Brazilit është prej lojtarëve që do të mungojë në Kupën e Botës për shkak të lëndimeve.
Brazili e fitoi miqësoren e fundit ndaj Egjiptit në prag të Botërorit që mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Por çmimi ishte i lartë. Mbrojtësi i krahut të djathë, Wesley, u lëndua në minutën e 17-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërfaqësuesja e Brazilit njoftoi të dielën mbrëma se në vend të Wesleyt u ftua mesfushori Ederson.
“Blick” ka paraqitur disa prej yjeve të futbollit që do të mungojnë në Botëror shkaku i lëndimeve.
Përfaqësueses së Kanadasë do t’i mungojnë Moise Bombito.
Gjermanisë do t’i mungojë talenti i Bayern Munchenit, Lennart Karl.
Christoph Baumgartner do të mungojë tek Austria. Sulmuesi i Realit, Rodrygo, i mungon Brazilit, derisa Xavi Simons nuk është te Holanda.
Po për shkak të lëndimeve Serge Gnabry i mungon Gjermanisë e Fermin Lopez i mungon Spanjës.