Partia “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, e udhëhequr nga Nenad Rashiq, ka vlerësuar se ka shënuar rritje të mbështetjes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 7 qershor.
Sipas rezultateve pas përpunimit të 100 për qind të vendvotimeve, kjo parti ka fituar 5.285 vota, rezultat që aktualisht i siguron një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një reagim të publikuar në Facebook, partia ka falënderuar votuesit për mbështetjen, duke theksuar se rezultati është arritur pavarësisht, siç pretendohet, presioneve, shantazheve, kërcënimeve dhe frikësimeve ndaj qytetarëve.
“Ky rezultat ka peshë të veçantë sepse pas secilës prej këtyre votave qëndron guximi i njerëzve që zgjodhën të votojnë sipas ndërgjegjes së tyre dhe jo sipas urdhrave të dikujt tjetër”, thuhet në reagim.
Partia ka bërë të ditur se numri i votave nuk është përfundimtar dhe se pret rritje të mëtejshme pas numërimit të votave me kusht.
Sipas saj, rezultati dëshmon se ekziston një numër në rritje qytetarësh që mbështesin një qasje politike të bazuar në përfaqësimin e interesave të qytetarëve dhe jo të strukturave politike.
“Na inkurajon veçanërisht fakti se nga një cikël zgjedhor në tjetrin po shohim një rritje të vazhdueshme të mbështetjes qytetare”, thuhet më tej në deklaratë.
Partia “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë” ka vlerësuar se në tri proceset e fundit zgjedhore ka regjistruar rritje të vazhdueshme të mbështetjes, duke shtuar se rezultatin aktual e konsideron si konfirmim se është në rrugën e duhur politikisht.
Në fund të reagimit, subjekti i Rashiqit ka falënderuar mbështetësit dhe ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin e tij politik “për liri, drejtësi dhe mbijetesë”.