Bardhyl Hasanpapaj, kandidat për deputet nga lista e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se gjatë afro gjashtë vjetëve në pushtet vetëm e ka bllokuar dhe sulmuar sistemin gjyqësor.
Hasanpapaj ka komentuar edhe Byronë për konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme, duke thënë se ajo është politike dhe se synim ka vetëm linçimin dhe sulmin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ajo Byro për konfiskim është byro për linçim. Pesë vjet ngërç, pesë vjet stagnim, bllokim, sulm ndaj drejtësisë, sistemit gjyqësor. E pesë vjet justifikim. Krejt çka kanë bërë janë justifikuar. E kanë hartuar ligje siç duket me qëllim të këqija, me idenë që shkojnë në Gjykatë Kushtetuese, e qartazi rrëzohen”, ka thënë Hasanpapaj në “Zgjedhjet në KOHË”.
Ai ka thënë se partia në pushtet ka bërë politikë me drejtësinë, duke e sulmuar vazhdimisht.
“Është çështje politike, pra nëse e dobëson, shkatërron e etiketon, pastaj zhvillon mekanizma informal me i kontrollu”, tha ai.
Sa i përket Byrosë ai ka krahasuar atë me komitete të Shqipërisë në kohën e komunizmit.
“Ajo byro është politike. Është sistem i Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Ajo byro për konfiskim është byro politike për linçim dhe sulm”, tha Hasanpapaj.
Ai ka thënë se LDK-ja në programin e saj e ka që “drejtësia të zhvillohet e pavarur, duke i ofruar mekanizma të mjaftueshëm për të qenë e pavarur”.