Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka vizituar një fabrikë në Mitrovicë, të cilën e cilësoi si një histori të jashtëzakonshme të punës, familjes dhe suksesit vendor.
Gjini ka thënë se pronarët e fabrikës janë storje suksesi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Detyra jonë më e madhe është t’u shërbejmë dhe t’u krijojmë hapësirë njerëzve të tillë”, u shpreh Gjini.
Ai theksoi se suksese të tilla përfaqësojnë Kosovën që qytetarët duan të ndërtojnë, ku sa më shumë njerëz nisin nga hiqi dhe arrijnë rezultate të mëdha përmes punës dhe përkushtimit.
“Kjo është Kosova që duam. Ky është shembulli dhe mesazhi që po e përçoj çdo ditë”, theksoi ai, duke falënderuar familjen Misini për mikpritjen dhe frymëzimin.