Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Kosova zhvillon stërvitjen e fundit në vend, nesër udhëtimi për në Pragë

Kosova

Futbollistët e Kosovës e kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në vend, para udhëtimit për në Pragë të Çekisë.

Udhëtimi për në Pragë është planifikuar për të shtunën, ndërsa ndeshja miqësore me Çekinë zhvillohet të dielën nga ora 16:00.

Sipas njoftimit të FFK-së, fokusi në stërvitjen e së premtes ishte në detaje taktike dhe organizim të lojës.

Lumbardh Dellova, Edon Zhegrova dhe Andi Hoti janë mungesat e Kosovës, në bazë të listës së publikuar nga selektori Franco Foda.