Dy persona të nacionalitetit serb janë arrestuar të dielën në fshatin Gorazhdec të Pejës nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votimin”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, arrestimet janë bërë pas pranimit të informacioneve për aktivitete të kundërligjshme që synonin të ndikonin në vullnetin e lirë të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor që po mbahet sot.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Dyshohet se të arrestuarit kanë tentuar të orientojnë dhe ndikojnë te votuesit që të votojnë për Listën Serbe", thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia ka kryer bastisje në lokacionet e dyshuara. Gjatë aksionit janë arrestuar dy meshkuj kosovarë të nacionalitetit serb, të cilët më pas janë intervistuar nga hetuesit rajonalë e janë ndaluar për 48 orë.
Policia ka thënë se ndërhyrjet dhe ushtrimi i ndikimit në zgjedhje përbëjnë kërcënim serioz për demokracinë, pavarësinë dhe vullnetin e lirë të qytetarëve, ndërsa institucionet e rendit kanë ritheksuar përkushtimin për mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e votës lirshëm dhe pa presion, si dhe të raportojnë çdo parregullsi apo tentativë për ndikim të kundërligjshëm tek institucionet kompetente.