Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka premtuar se nëse vjen në pushtet ndër vendimet e para do të jetë ngrirja e çmimeve të rrymës për katër vjet e ardhshme.
Në tubimin e mbajtur para përkrahësve të kësaj partie në Rahovec, Abdixhiku ka premtuar edhe heqjen e TVSH-së për produktet bazike dhe masa për uljen e kostos së energjisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne do ta heqim menjëherë barrën e kostos së jetesës. Do ta heqim plotësisht TVSH-në për të gjitha produktet bazike: për bukë, për qumësht, për vaj, për miell, për vezë, për secilin produkt esencial të familjeve kosovare”, ka thënë Abdixhiku.
Në Rahovec ai ka premtuar realizim të projekteve që do të transformojnë këtë qytet dhe gjithë Kosovën.
“Në qytetin e vreshtave, të punës e krenarisë, gjetëm një energji të jashtëzakonshme. Qytetarët e kësaj ane, si punëtorë që janë, e dinë mirë dallimin mes fjalëve dhe punës, mes premtimeve të thata dhe projekteve që ndryshojnë jetën e njerëzve. Folëm për Kosovën që duhet të ecë përpara. Për investimet që nuk presin më. Për bujqësinë që meriton mbështetje të vërtetë, për rrugët, shkollat, spitalet e mundësitë që mbajnë të rinjtë këtu. U zotuam për projektet që e zhvillojnë Rahovecin dhe gjithë Kosovën. Për një shtet që punon për qytetarin, jo për propagandën”, ka thënë ai.
E kandidatja për presidente dhe bartësja e listës së LDK-së, Vjosa Osmani, ka folur edhe për tri shtyllat që sipas saj, kanë ndërtuar shtetin e Kosovës: sakrificën, rugovizmin dhe aleancën ndërkombëtare. Ajo ka thënë se partneriteti strategjik me SHBA-në mbetet interes jetik për një Kosovë të fortë dhe të respektuar në botë. “Amerika ishte pranë nesh kur kishim më së shumti nevojë, Amerika është pranë nesh edhe sot, dhe Amerika do të jetë partneri ynë strategjik e i përhershëm”, ka deklaruar Osmani. “Me njerëzit e Rahovecit që jetojnë me punën, sakrificën dhe dinjitetin e tokës së tyre. Rahoveci është prova më bindëse se Kosova ndërtohet vetëm me mund e pune të ndershme!”, ka shtuar ajo.
E kandidati i kësaj partie, që vjen nga Rahoveci, Avdullah Hoti, në një postim ka kritikuar Albin Kurtin për prishje të raporteve me Amerikën.
“Përveç dëmtimit të marrëdhënieve me aleatin kryesor strategjik të Kosovës, Qeveria Kurti ka braktisur edhe integrimin kombëtar me Shqipërinë”, ka shkruar ai.