Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Një pjesë për Zenelin në humbjen e Suedisë

Norvegjia

Ish-futbollisti i Kosovës U21, Besfort Zeneli, ka luajtur në pjesën e dytë për Suedinë që humbi 3:1 nga Norvegjia në miqësoren e zhvilluar të hënën mbrëma në Oslo.

Për mesfushorin e Union SG të Belgjikës, ishte paraqitja e shtatë me fanellën e Suedisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Norvegjia i shënoi tre golat e fitores në pjesën e parë.

Jorgen Strand Larsen shënoi dy gola, ndërsa një gol realizoi edhe Antonio Nusa. 

Golin e vetëm për Suedinë e shënoi Aleksander Isak.

Ndeshjen e fundit miqësore para Botërorit, Suedia e luan të premten kundër Greqisë. Suedia ishte në grup me Kosovën në kualifikimet e rregullta për Kupën e Botës.

Por përfundoi e fundit.  Megjithatë, Botërorin e siguroi nëpërmjet plejofit kualifikues.

Zeneli është pjesë e Suedisë për Botërorin që nis më 11 qershor.