Ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe të votuesve me nevoja të veçanta. Tani ka mbetur vetëm përfundimi i numërimit të votave me postë.
Nga 57 kuti të numëruara nga votat me kusht, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 50.98 për qind apo 5035 vota, Partia Demokratike e Kosovës e dyta me 19.75 për qind apo 1951 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.79 për qind apo 1066 vota e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.88 për qind apo 581 vota.
E 37 kuti ishin të personave me nevoja të veçanta.
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 36.96 për qind të votave, Partia Demokratike 26.14 për qind, Lidhja Demokratike 12.30 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.13 për qind.