Meta po punon në një veçori të WhatsApp që u lejon përdoruesve të verifikojnë dezinformimin dhe lajmet e rreme në biseda, në kohë reale dhe pa dalë nga aplikacioni.
Butoni quhet Ask Meta AI dhe u zbulua nga faqja e specializuar e internetit WaBetaInfo në një përditësim të aplikacionit Android, numër 2.25.23.24.
Për të verifikuar përmbajtjen e një lajmi, zgjidhni Ask Meta AI nga menyja e aplikacionit dhe përmbajtja do të përcillet automatikisht te chatbot-i i Metës, të cilit përdoruesi do t’i bëjë një pyetje specifike.
Për momentin, veçoria është e disponueshme vetëm për disa përdorues si provë dhe ajo do të shpërndahet gradualisht për të gjithë, shkruan ANSA.
Kompania e Mark Zuckerberg synon të frenojë përhapjen e dezinformimit, i cili përhapet me shpejtësi përmes bisedave.
Edhe
Meta AI, platforma më e re në Whatsapp
Mbetet të shihet se si do të funksionojë ky sistem, i cili mbështetet në inteligjencën artificiale (IA), pa mbikëqyrje njerëzore.
Ndër veçoritë e tjera të reja që vijnë në WhatsApp, sipas faqes së internetit WaBetaInfo, ekziston edhe një cilësim i ri për mesazhet kalimtare që zhduken pas një kohe të caktuar nga përdoruesi dhe që prezanton mundësinë për të zgjedhur kohëmatës më të shkurtër se ata që janë aktualisht në dispozicion, duke prezantuar dy opsione të reja, një dhe dy orë.
-
WhatsAppi sjell veçori të re - komunikim pa numra telefoni
-
BE-ja urdhëron Metan t’u japë rivalëve të inteligjencës artificiale qasje në WhatsApp
-
Studimi: “Uncensored AI” po përdoret për përhapjen e teorive konspirative dhe dezinformatave
-
Meta zgjeron shërbimet me pagesë në Facbook, Instagram e Whatsapp