Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Instagrami së shpejti mundëson ndryshimin e algoritmit për disa lloje postimesh

Instagram

Rrjeti social Instagram është duke testuar një veçori që ua mundëson njerëzve të fshijnë të gjithë përmbajtjen që u rekomandohet. Veçoria “e resetimit” – që së shpejti do të jetë në dispozicion për të gjithë – do të mundësojë pastrimin e përmbajtjes që algoritmi i rrjetit social ia ofron përdoruesit.

Megjithatë, Instagrami ka thënë se rekomandimet “do të nisin të personalizohen sërish përgjatë kohës”. Duke i resetuar këto rekomandime, përdoruesit do të shohin përmbajtje tjetër në hapësirat “explore”, “home” dhe “reels”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si shembull, nëse dikur keni pëlqyer video të recetave të ushqimit dhe pavarësisht se tani s’jeni të interesuar në to, përmbajtje të ngjashme shfaqen në hapësirat “reels” dhe “explore”. Sapo që të resetohen rekomandimet, gjithçka nis nga fillimi dhe përmbajtja do të sugjerohet varësisht nga përmbajtja me të cilën përdoruesi ka angazhim.

Po ashtu kur dikush synon t’i resetojë rekomandimet, do ta ketë opsionin edhe për të rishikuar listën e personave që i ndjek, për t’i fshirë përdoruesit që shpërndajnë përmbajtjen për të cilën më s’keni interesim.