Atleti portugez, Pedro Pichardo, e ka fituar medaljen e artë botërore në kërcimin trehapësh.
Të premten në Botërorin në Tokio, Pichardo fitoi me kërcim prej 17 metra e 91 centimetra. Madje këtë distancë kampioni olimpik nga Tokio 2020, e arriti në kërcimin e fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMedaljen e argjendtë e ka fituar italiani Andrea Dallavalle me kërcimin më të mirë prej 17 metra e 64 centimetra.
Edhe Dallavalle kërcimin më të mirë e kishte në tentimin e fundit, përkatësisht të gjashtë.
Lazaro Marinez i Kubës e fitoi medaljen e bronztë. Ai kërceu në distancë prej 17 metra e 49 centimetra. Martinez e arriti kërcimin më të mirë në tentimin e dytë, ndërsa katër tentime të tjera i kishte të pasuksesshme.