Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Plejofi fillon edhe në hendboll

Kastrioti hendboll

Pas turneut final të Kupës, në fundjavë fillon plejofi në Superligën e Kosovës në hendboll.

Finalen e hendbollistëve mes Kastriotit dhe Besa Famgasit, të zhvilluar të dielën e kaluar në Ferizaj, e përcollën mbi 3000 shikues. Kastrioti festoi në fund.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në gjysmëfinale të plejofit, Kastrioti të shtunën prej orës 20:00 e pret Vëllaznimin. Ndërkohë të dielën prej orës 18:00 takohen Rahoveci e Besa Famgasi.

Kastrioti në plejof starton prej vendit të parë, Rahoveci prej të dytit, Besa Famgas nga vendi i tretë dhe Vëllaznimi nga i katërti. Gjysmëfinalja zhvillohet deri në dy fitore. Kampion në fuqi është Rahoveci.

Te hendbollistet, të shtunën prej orës 18:00 është ndeshja Shqiponja – Istogu, ndërsa të dielën prej orës 20:00 takohen Samadrexha dhe Ferizaj. Kupën e fitoi Samadrexha.