Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Pas vrapimit në 100 metra, Jefferson fiton edhe në 200 metra

Melissa Jefferson-Wooden

Amerikania Melissa Jefferson-Wooden është mbretëreshë e re e sprintit.

24-vjeçarja nga Karolina e Jugut ka fituar të artën në 200 metra vrapim, pasi më herët kishte fituar edhe garën më interesante, atë në sprintin 100 metra.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Jefferson-Wooden bëri shkëputje të shkëlqyer në metrat e fundit për fitore bindëse në 200 metra, të premten. Koha e saj ishte 21 sekonda e 68 të qindtat.

Britanikja Amy Hunt e fitoi medaljen e argjendtë me vrapim prej 22 sekonda e 14 të qindtat. Ndërkohë Shericka Jackson e Xhamajkës fitoi medaljen e bronztë me kohë prej 22 sekonda e 18 të qindtat. Jackson ishte më e shpejta në gjysmëfinale dhe kampione e Botërorit të kaluar.

Por tani Melissa Jefferson-Wooden është kampione e botës në 100 e 200 metra vrapim.